Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për dhunën te të rinjtë akuzohen klubet e trajnerët

Federata e Futbollit e Kosovës nuk është e kënaqur me punën e Lidhjeve Rajonale të Kosovës, klubet dhe trajnerët për mënyrën e organizimit të punës me kategoritë e reja, shkruan sot Koha Ditore.

Në FFK janë të habitur se si garat e të rinjve nuk merren seriozisht dhe nuk punohet në edukimin e tyre, e aq më pak nga personat e thirrur për t'i edukuar - trajnerët.

Në fakt, pikërisht trajneri i U-15 të Prishtinës, Ali Osmani, është raportuar se ka sulmuar fizikisht një lojtar të Shkollës së Futbollit 2 Korriku të Prishtinës, në një ndeshje të zhvilluar më 20 maj, në fushën e stadiumit të Obiliqit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

Artikuj të ngjashëm