Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Dajakun hyn në garë edhe Sheffield Unitedi

Foto: Bild

Sheffield Unitedi është njëri nga katër klubet që ka shprehur interesim për të riun e Bayern Munichut, Leon Dajakun. “Goal.com” shkruan se Sheffield Unitedi e kërkon Dajakun në ekip, në formë huazimi.

19-vjeçari e kërkon largimin nga “Allianz Arena” për edicionin e ri, në mënyrë që të gjejë më shumë hapësira për të luajtur.

Dajaku ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, por nuk ka gjetur shumë hapësira në ekipin e parë.

Ka shumë ekipe të interesuara për të. Nga Anglia, skuadra e Swansea City, ndërsa nga Italia edhe Sassuolo dhe Torino.

Ndërkohë, interesim gjatë javëve të fundit për talentin bavarez kanë shprehur edhe skuadra zvicerane St. Gallen, si dhe ajo holandeze, Utrecht.