Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pepe konfirmon largimin nga Reali

Mbrojtësi Pepe ka konfirmuar se do të largohet nga Real Madridi, por ka insistuar se ende nuk ka marrëveshje me Paris Saint-Germainin.

34-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në fund të muajit qershor dhe dëshironte një kontratë dy-vjeçare me Realin, por klubi spanjoll i ofroi vetëm një vit kontratë.

“Është e qartë se unë nuk do të vazhdoj me Real Madridin”, ka thënë Pepe për Cope.

“Një fazë është mbyllur dhe prej tani ka filluar një tjetër”, ka shtuar Pepe, i cili ka njoftuar se ka oferta edhe nga Premier Liga.

Artikuj të ngjashëm