Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pensionohet nga futbolli Yaya Toure

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Manchester Cityt, Yaya Toure do të tërhiqet nga futbolli profesionist, ka konfirmuar agjenti i tij, Dmitry Selyuk.

35 vjeçari nga Bregu i Fildishtë planifikon t’ia mësyjë zejes së trajnerit pasi të kryejë disa kualifikime për këtë punë, transmeton Koha.net.

“E them këtë për herë të parë: Yaya ka vendosur t’i japë fund karrierës si kampion. Lamtumira, kur ai fitoi Premier Ligën me Manchester Cityn në fakt ishte fundi i karrierës së tij. Jo vetëm në atë klub, por në përgjithësi. Kemi biseduar gjatë me këtë rreth kësaj, dhe erdhëm në përfundim se ai, futbollisti që ka luajtur për Barcelonën dhe Cityn, s’mund të ulë nivelin”, është shprehur ai, raporton Daily Mail.

Sipas tij Toure do të mund të luante edhe për pesë vite, megjithatë ai ka vendosur që të fokusohet tani në zejen e trajnerit.

Toure pensionohet nga futbolli me 17 trofe të fituar, përfshirë tre Premier Liga, titullin e La Ligës dhe të Ligës së Kampionëve.