Lëndimet shpeshherë kanë qenë një nga faktorët kryesorë që futbollistët janë tërhequr herët nga futbolli.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me ish-mbrojtësin e Liverpoolit, Jose Enrique, i cili është pensionuar nga futbolli në moshën 31 vjeçare, raporton Sky Sports.
Lëndimi i gjatë në gju ka detyruar spanjollin që të pensionohet, transmeton Koha.net.
Ai ka konfirmuar për Marca se nuk mund të luajë pa medikamente për ta luftuar dhimbjen.
