Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pensionohet Ivica Oliq

Ish-sulmuesi i Bayernit dhe i kombëtares kroate, Ivica Oliq ka konfirmuar tërheqjen nga futbolli.

Kroati, që ka mbi 100 paraqitje për kombëtaren e tij, ka varur këpucët në moshën 37 vjeçare, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesën më të madhe të karrierës e ka zhvilluar në Gjermani, me ekipet si Bayern Munich, Wolfsburg, Hamburg, dhe së fundmi për 1890 Munich.

“Jam i gatshëm të varë këpucët. Mendoj se mund të largohem nga futbollit me ndërgjegje të pastër. Jam i lumtur, jam argëtuar, kam pasur shumë sukses, dhe mund të them se kam dhënë gjithçka në stërvitje dhe në ndeshje. Për mua ishte një ëndërr të luaja në nivel të lartë aq gjatë”, është shprehur ai për Bild.