Vince McMahon, kryeshefi i kamotshëm i “World Wrestling Entertainment” (mundjes argëtuese), ka vendosur për pensionim nga roli i tij në kompani.
“Pasi po i afrohem moshës 77-vjeçare, mendoj se është koha e duhur që të pensionohem nga WWE”, ka thënë ai në një njoftim publik. “Ka qenë privilegj të ndihmoj WWE-në t’ju sjell juve argëtim, inspirim, befasi që ju kanë kënaqur gjithmonë”, ka thënë ai.
Vince kishte blerë kompaninë nga babai i tij më 1982. Ka qenë fytyra kyçe e brendit që nga ajo kohë.
Miliarderi është pas shumë meçeve e organizimeve historike në kuadër të mundjes argëtuese, më të njohur në botë.