Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Pendohet” Milani, mendon rikthimin e Montellas

Siç duket Milani është penduar që ka shkarkuar Vincenzo Montellan, pasi mediat italiane raportojnë se krerët e klubit po mendojnë rikthimin e tij në rast se e shkarkojnë Gennaro Gattuson.

Montella ishte shkarkuar nga Milani muajin e kaluar, duke i dhënë Gattusos drejtimin e skuadrës, por pa sukses, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me Gatusson në krye Milani ka arritur të marrë vetëm katër pikë në katër ndeshje, dhe një gjë e tillë ka frustruar tej mase tifozët e Milanit, që kanë bojkotuar ndeshjet.

Mediat në Itali raportojnë se e ardhmja e Gattusos do të vendoset pas dy ndeshjeve, dhe në rast se dështon të marrë rezultate pozitive ndaj Interit dhe Fiorentinës ai pritet të shkarkohet.