Pele vazhdon të mbetet “mbreti” i Kupave të Botës.
Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pele, tani është 82-vjeçar, por e kaluara e tij në futboll ende vazhdon të mbetet më e suksesshmja në gjithë Botërorët e zhvilluar.
Brazili e kërkon titullin e gjashtë të botës, kurse Pele mund të mburret pasi është futbollisti i vetëm në histori të futbollit që e ka fituar trofeun më të çmuar të futbollit tri herë.
Si 17-vjeçar u shpall kampion bote në Suedi në vitin 1958, ku edhe shënoi një gol ndaj nikoqires, Suedisë, në fitoren 5:2.
Pele katër vjet më vonë, në moshën 21-vjeçare, triumfoi ndaj Kilit. Nuk luajti në finale për shkak të një lëndimi. Brazili mposhti Çekosllovakinë me rezultatin 3:1.
Edhe
Kush është lojtari me më së shumti Kupa Bote të fituara?
Ndërkohë, në vitin 1970 në Meksikë, Pele triumfoi për herë të tretë me Brazilin në një Kupë të Botës.
Ai e realizoi golin e parë të Brazilit që mposhti Italinë në finale, 4:1.