Trajneri nga Turqia, Can Sevim do të jetë në krye të KB Pejës për edicionin e ri. Skuadra e Pejës, të martën e ka zyrtarizuar trajnerin Sevim, me të cilin ka arritur marrëveshja për ta drejtuar ekipin përgjatë edicionit 2022/23.
Në njoftimin e Pejës, po ashtu thuhet se trajneri Sevim ka nisur punën për krijimin e ekipit, ndërsa stërvitjet do të nisin në fillim të muajit të ardhshëm.
“Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur turk Can Sevim. Ai konsiderohet si një ndër trajnerët më të mirë turk të gjeneratës së re dhe ka drejtuar skuadra turke si: Ted Ankara Colleges, Afyon Belediyespor dhe Petkim SK, te cilat i ka udhëhequr në Superligën turke. Në sezonin 2020/21 është zgjedhur Trajneri i Vitit ë Turqi nga trajnerët e 16 ekipeve turke”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Pejës.