Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja rikthen Thomasin

Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja ka zyrtarizuar rikthimin e amerikanit Larry Thomas.

Peja, të martën ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Thomasin. Në njoftimin e klubit pejan, shkruan se Thomas gjatë këtij muaji do t’i bashkohet ekipit në stërvitje.

Thomas ishte pjesë e Pejës edhe edicionin e shkuar dhe ishte ndër më të merituarit që ndihmoj ekipin ta rikthejë titullin e kampionit pas një dekadë.

Fundori edicionin e shkuar pati një mesatare prej 25 pikëve, 4 kërcimeve dhe 5 asistimeve për Pejën. Ai me Pejën, zhvilloi 16 ndeshje në Superligën e Kosovës, si dhe shtatë tjera në Ligën Ballkanike, ku luajti me një mesatare prej 27 pikëve për ndeshje.