Skuadra e Pejës është shkuar me një epërsi të lehtë në pushim në ndeshjen e parë finale të plejofit kundër Trepçës. Në duelin që po luhet në palestrën “Minatori” të stërmbushur në Mitrovicë, rezultati është 48:47 pas dy çerekëve të parë.
Basketbollistët e Trepçës nisën më mirë takimin dhe arritën që çerekun e parë ta mbyllin në favor të vetin – 24:19.
Megjithatë, Peja u kundërpërgjigj në dhjetëminutëshin e dytë, të cilin e fitoi me një avantazh prej gjashtë pikëve (29:23) për të shkuar në pushim me vetëm një pikë të favor të vetin. Ajo që ra në sy gjatë këtyre dy çerekëve ishin tentimet dhe shënimet për tri pikë.
Trepça ishte e saktë 5 herë në 11 tentime, ndërsa Peja prej 18 gjuajtjeve për tri pikë, realizoi 9 sosh. Më të dalluarit te Trepça pas dy çerekëve të parë janë Jamel Artis (15) e Ken Brown (11), ndërsa Alban Veseli dhe Devoe Joseph kanë nga 9 pikë të shënuara secili te Peja. Madje, Veseli të gjitha pikët i ka shënuar nga distanca.