Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja fiton bindshëm derbin kosovar në BIBL

Skuadra e Pejës ka vazhduar me fitore në pjesën e rregullt të Ligës Ballkanike.

Pejanët e fituan bindshëm derbin kosovar të kësaj gare pasi e mposhtën Bashkimin. Dueli i luajtur të enjten mbrëma në Suharekë, ku nikoqir ishte Bashkimi, u mbyll me shifrat 120:88.

Për Pejën, kjo ishte fitorja e shtatë këtë edicion në tetë ndeshje të luajtura, ndërsa Bashkimi regjistroi humbjen e gjashtë karshi dy fitoreve.

Peja ishte bindshëm më e mirë në këtë ndeshje duke i fituar të gjithë çerekët, ndërsa Bashkimi u paraqit pa amerikanin Curtis Jones tashmë i larguar nga ekipi për arsye disiplinore.

Jalen Tate me 29 pikë dhe David Joseph me 20 sosh, ishin më të dalluarit te Peja. Ndërkohë, te Bashkimi u veçua Samardo Samuels dhe Altin Morina, që nuk arritën ta evitojnë humbjen e thellë të Bashkimit.

Samuels pati 24 pikë e 12 kërcime, ndërsa Morina e mbylli ndeshjen me 18 pikë.

Artikuj të ngjashëm