Skuadra e Pejës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinalen e plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të mërkurën mbrëma, Peja ka triumfuar ndaj Bashkimit në ndeshjen e parë çerekfinale dhe është në epërsi të përgjithshme me rezultatin 1:0. Dueli i luajtur në palestrën “Karagaçi” u mbyll me shifrat 94:70 në të mirë të Pejës. Tani Peja është vetëm një fitore larg kalimit në gjysmëfinale pasi skuadra që shënon dy fitore në këtë fazë avancon tutje.
Plejofi i Superligës së Kosovës në basketboll ka nisur të mërkurën mbrëma dhe Peja do të tentojë të konfirmohet si gjysmëfinaliste në vikend kur do ta luajë në Prizren ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Bashkimit. Edhe pse e nisi ndeshjen dobët dhe deri në fund të çerekut të dytë ishte në disavantazh, Peja u rikthye fuqishëm në dy periodat e fundit për të shënuar fitore bindëse ndaj Bashkimit, ekip që stinorin e rregullt e ka mbyllur me 12 fitore e 16 humbje.
Më i merituari për këtë fitore të Pejës, padyshim se ishte plejmejkeri Darius Washington.
Ai krahas 29 pikëve, ndeshjen e përfundoi edhe me shtatë kërcime e po aq asistime.
Edhe
Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe
Me lojë të mirë te pejanët, u veçuan edhe Calvin Godfray (13 pikë, 11 kërcime), Daniel Lekndrejaj (13) dhe Dardan Berisha (11).
Te skuadra e Bashkimit vetëm tre basketbollistë e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Më efikasi ishte Terrence Thompson me 22 pikë e tetë kërcime, i përcjellë nga Corey Ross (15) e Julien Leëis (10). Në rast se Peja e mposht Bashkimin edhe në vikend, atëherë në gjysmëfinale do të përballet me skuadrën e Trepçës.