Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja angazhon një basketbollist të vendit

Peja ka angazhuar edhe një basketbollist të ri. Të martën mbrëma, Peja ka njoftuar se ka nënshkruar me Fatlind Shoshajn. Ai është 20-vjeçar dhe luan si organizator.

Shoshaj ka luajtur për Kosovën U20. Deri më tani ka luajtur në Belgjikë.

Peja të martën konfirmoi edhe marrëveshjen me fundorin nga Mali i Zi, Ivan Koleviq.

Basketbollistët vendorë, që nuk janë të shumtë, janë shumë të lakmuar nga skuadrat kosovare.

Artikuj të ngjashëm