Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pefqeli krenar me golin dhe asistimin

Mesfushori i Prishtinës, Mërgim Pefqeli tha se ndihet krenar me golin dhe asistimin në fitoren 2:0 ndaj Gjilanit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Pefqeli asistoi në golin e parë për Genc Hamitin, përpara se të shënoj një gol fantastik nga distanca për ta vulosur rezultatin e ndeshjes. Pefqeli pas ndeshjes për ArtMotion, tha se goli i shënuar në këtë finale nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër.

“Ky gol nuk krahasohet me asgjë sepse ishte goli që vulosi fitoren. Për Prishtinën jam i gatshëm të jap jetën dhe do të luaj derisa të mundem. Mendoj se patëm një paraqitje të mirë në përgjithësi dhe nuk u dorëzuam për asnjë moment. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme për mua, pasi krahas golit arrita të asistoj edhe në golin e parë. Ishte një lojë shumë e bukur në përgjithësi dhe Gjilanit i dëshiroj suksese në të ardhmen”.

Artikuj të ngjashëm