Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peci përjashtohet, Islami largohet me autoambulancë

Trepça ’89 mbetet herët me një lojtar më pak në fushë në përballje me Gjilanin. Lulzim Peci është larguar me karton të kuq në minutën e 10-të.

Ai goditi me këmbë në fytyrë mbrojtësin e Gjilanit Përparim Islamin që u largua nga fusha me autoambulancë.

Kjo ndeshje po luhet në “Riza Lushta” në Mitrovicë dhe i takon javës së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll. Aktualisht rezultati është baras, 0:0.