Trajneri i Bashkimit, Branimir Paviq, është ndarë shumë i kënaqur me lojën të cilën e kanë zhvilluar basketbollistët e tij të premten mbrëma.
Skuadra e Bashkimit shkoi në finale të Kupës dhe do të ballafaqohet me Trepçën të dielën, pas triumfit kundër Golden Eagle Yllit, 78:72.
“Fillimisht dua t’i përgëzoj lojtarët që luajtën një ndeshje të mirë e që e kemi ditur që do të jetë shumë e vështirë për t’u fituar. Kemi besuar shumë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Lojtarët besuan në fitore dhe luajtën të bashkuar. Kemi luajtur si ekip në mbrojtje e në sulm. Ka qenë një prej ndeshjeve më të mira të gjithë sezonit”, theksoi Paviq pas ndeshjes.