Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Javier Pastore, raportohet se ka refuzuar kalimin te Liverpooli pasi synon rikthimin në futbollin italian.
“Të kuqtë” e shihnin argjentinasin si njërin prej zëvendësueshëm të mundshëm për të larguarin, Philippe Coutinho dhe Liverpooli kishte nisur bisedimet me të, por gazetari i njohur Di Marzio raporton se një ofertë prej 22 deri në 25 milionë funte nuk është marrë në konsideratë nga Pastore.
Gazetari italian raporton se Pastore të njëjtën përgjigje i ka dhënë edhe Tottenham Hotspurit që ka kthyer vëmendjen kah Lucas Moura.