Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pasardhësi i Carvajalit po zhvillohet te Dortmundi

Achraf Hakimi nuk gaboi kur dëgjoi këshillat e mbrojtësit të Real Madridit, Dani Carvajal dhe ato po dalin të jenë të qëlluara për marokenin 19-vjeçar.

Hakimi në edicionin e shkuar kur debutoi me fanellën e Real Madridit kishte hapësirë shumë të vogël, duke regjistruar vetëm nëntë paraqitje në La Liga.

Ai dëshironte të zhvillohej edhe më shumë në këtë pozitë dhe këshillat i mori pikërisht nga Carvajal, i cili ishte titullar i padiskutueshëm në pozitën e njëjtë - të krahut të djathtë të mbrojtjes.

Carvajal për ta motivuar i tha Hakimit se do të ishte mirë të merrte përvojë në Bundesligë, pasi edhe vetë ka luajtur një vit te Bayer Leverkuseni për t'u kthyer titullar te Reali... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)