Xhudistja Distria Krasniqi dje kishte ngritur në piedestal flamurin e Kosovës në Grand Prix të Turqisë, derisa gjatë rrugëtimit kishte gjunjëzuar edhe një xhudiste nga shteti fqinj, Serbia.
E një gjë të tillë sot e ka bërë edhe karateisti Rigon Baruti, i cili ka arritur ta rrëmbejë medaljen e artë në Kampionatin Mediteran që po mbahet në Turqi, derisa në finale ai ka mposhtur një garues serb, transmeton Koha.net.
Këtë e ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Lajme te mira nga Kampionati i Mediteranit që po mbahet në Antalia të Turqisë – Rigon Baruti i artë. Këtë e arriti në kategorinë e kadetëve deri 57 kilogram. E veçanta e kësaj të arriture është fitorja ndaj dy garuesve nga Serbia, e sidomos në finale”, thuhet në konfirmimin e Federatës së Karatesë.

-
Rigon Baruti, kampioni që “po djeg” kundërshtarët
-
E argjendta botërore e Islamit, “konfirmim” i nivelit që ka karateja kosovare
-
IJF-ja me vlerësime të jashtëzakonshme për Distria Krasniqin
-
Kosova kthehet me 8 medalje nga Kampionati i Karates në Turqi
-
Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë