Pas triumfit historik në Ligën e Kampionëve ndaj Parisit në mesjavë, Barça ka pësuar në La Ligë nga Deportivo La Coruna në kuadër të xhiros së 27-të.
Barça u mposht me rezultat 2 me 1 duke pësuar humbjen e tretë sivjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJoselu shënoi golin e parë në ndeshje duke i dhënë epërsinë Deportivos në minutën e 40-të.
Luis Suarez barazoi në minutën e parë të pjesës së dytë.
Kur pritej që Barcelona të shënonte që të merrte tri pikë në këtë ndeshje, goli erdhi nga ana e kundërt.
Alex Bergantinos shënoi në minutën e 74-të për t’i sjellë tri pikë të reja Deportivos.
Barça ka 60 pikë në krye të tabelës, vetëm një më shumë se ndjekësi i parë Reali që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Tri pikë më pak se Barcelona ka Sevilla që është e treta në tabelë.