Juventusi raportohet se dëshiron të bëjë edhe një transferim të madh këtë verë.
Sipas raportimeve të fundit, “Zonja e Vjetër” dëshiron ta kthejë Paul Pogban dhe të largojë.
“Juventusnews24.com” shkruan se ka pasur një marrëveshje të fshehtë në kalimin historik të Pogbas drejt Manchester Unitedit në verën e vitit 2016.
Kjo i ofron Juves mundësinë e kthimit të tij në Torino për vetëm 60 milionë euro. Kjo shifër mund të zvogëlohet akoma pasi Unitedi mund të kërkojë edhe shërbimet e Alex Sandros si pjesë të marrëveshjes.
Juventusi pasi mori Cristiano Ronaldon për 112 milionë euro nga Real Madridi dëshiron që të përforcojë akoma skuadrën për të qenë favorit për Ligën e Kampionëve.