Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas Ligës së Kampionëve dhe të Evropës UEFA krijon edhe një turne

Aleksandar Çeferin

Pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës është krijuar edhe një turne i tretë për klube, raporton BBC.

Këtë e ka konfirmuar sot Shtëpia Evropiane e Futbollit, e cila ka konfirmuar se është formuar “Liga e Evropës 2” që do të nisë nga viti 2021, transmeton Koha.net.

Ky turne do të zhvillohet përkrah Ligës së Evropës, pra ditën e enjte.

Vendi i shtatë nga Premier Liga do të hyjë në “play-off” të këtij turneu të ri.

Si pjesë e ciklit 2021-2024 të UEFA-së, Liga e Evropës do të përgjysmohet në 32 klube, me një play-off shtesë ndërmjet ekipeve në fazën e grupeve dhe 16 më të mirave.

Nga kjo pritet të përfitojnë vende më të vogla të Evropës. Në vend se të luajnë në fazat e hershme kualifikuese të Ligës së Evropës klubet do të hyjnë direkt në “Ligën e Evropës 2”.

Edhe UEFA sqaron sistemin e ri të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës Sport UEFA sqaron sistemin e ri të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

Kampioni i secilit shtet sërish do të hynte në Ligën e Kampionëve, por vetëm ekipet nga 15 shtetet e ranguara më së miri do të shkonin në fazën e grupeve apo në kualifikime të Ligës së Evropës.

Liga e Evropës 2 do të kishte format të njëjtë – me tetë grupe me nga katër ekipe me fituesit që hyjnë në 16 më të mirat. Përpara atij raundi ekipet që përfundojnë në vendin e dytë në grup, dhe ato që përfundojnë të tretët në grup në Ligën e Evropës do të luajnë në play-off.

Fituesi i turneut do të kualifikohej direkt për në Ligën e Evropës në sezonin tjetër. Formati i Ligës së Kampionëve nuk do të ndryshojë.