Gjatë mbrëmjes së kaluar Polcia e Kosovës ka arrestuar tetë persona nga Çekia.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Policia nëpërmjet një deklarate për media.
“Gjatë kontrollimit në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim “Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim “Nema predaje”, 6 thika, 2 radiolidhje,1 shufër hekuri dhe një dron”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Ndërsa sot në një prononcim të shkurtër për KosovaPress, zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka theksuar se nuk ka asnjë person të arrestuar gjatë ditë së sotme, por që kontrolli rreth stadiumit është shtuar.
“Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes që luhet sot në Prishtinë, policia ka filluar implementimin e planit operativ. Në kuadër të planit operativ, njësitet policore po kryejn detyrat e tyre. Kontrolli normalisht që është shtuar”, tha Ahmeti.
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
-
Tifozi çek u bashkohet “Dardanëve” duke e bërë simbolin e shqiponjës
-
Arrestohen tetë shtetas të Çekisë me dyshimin se do të shpalosnin me dron flamurin “Kosova është Serbi”
-
Huliganët polakë krijojnë kaos në Beograd
-
Rrahja mes tifozëve të Dritës dhe Copenhagenit, tre të lënduar e tre të arrestuar
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri-Serbi