Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partizani humb nga ekipi bullgar ndeshjen e parë në Ligën e Evropës

Klubi nga Shqipëria, Partizani ka humbur në shtëpi përballjen e parë ndaj ekipit bullgar, Botev Plovdev, në fazën e parë të Ligë së Evropës.

Rezultati i final i kësaj ndeshje ishte 1 me 3, raporton Koha.net.

Partizani filloi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e pestë përmes sulmuesit Xhejahir Sukaj, që shënoi pas asistimit nga mesfushori Idriz Batha.

Ekipi bullgar u kundërpërgjigj në vazhdim të takimit duke shënuar tre herë. Së pari i barazoi shifrat në minutën e 27 përmes Kossokos.

Nedelev shënoi golin e epërsisë në minutën e 62, dhe në minutën e 88 Kossoko shënnoi edhe njëherë për fitoren 1 me 3 të Botev Plovdivit.