Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partizani debuton me humbje në Ligën e Evropës

Partizani humbi ndeshjen e parë të Europa League me rezultatin minimal 1-0 ndaj Mariborit.

“Të kuqtë” nuk arritën të shfrytëzonin faktorin fushë dhe me këtë rezultat kualifikimi duket mision i pamundur në Slloveni, transmeton TCH.

Miqtë kaluan në avantazh në pjesën e dytë me anë të Bajde, që zhbllokoi shifrat duke goditur nga hyrja e zonës. Mesfushori përfitoi nga një gabim i Gojkoviqit dhe nga një pozicion i favorshëm nuk e pati të vështirë të mposhtte portierin Hoxha.

Artikuj të ngjashëm