Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi “shkatërron” Auxerren

Yjet e Parisit kanë shkëlqyer para udhëtimit për në Katar ku do të paraqiten në Kupën e Botës. PSG-ja të dielën pasdite fitoi 5:0 ndaj Auxerres në kuadër të Ligue 1.

Kylian Mbappe shënoi për 1:0 në minutën e 11-të, ndërsa parisienët shënuan edhe katër gola të tjerë në pjesën e dytë.

Carlos Soler, Achraf Hakimi, Renato Sanches dhe Hugo Ekitike shënuan gola.

Parisi mbetet i pamposhtur në Ligue 1 të Francës. Me 13 fitore e dy barazime udhëheq në tabelë me 41 pikë. Auxerre është në pjesën e poshtme të tabelës me 13 pikë.

Artikuj të ngjashëm