Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën, i kanë siguruar fitoren Paris Saint-Germainit përball Montpellierit.
Ndeshja e xhiros së 11-të të kampionatit francez që u zhvillua të premten, përfundoi me rezultatin 3:0 për Parisin.
Mesfushori i Koresë së Jugit, Kang Lee shënoi golin e parë në minutën e 10-të.
Në minutën e 58-të, Warren Zaire Emery realizoi për 2:0 ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Vitinha në minutën e 66-të.
Me këtë triumf, Parisi përkohësisht është ngritur në krye të tabelës me 24 pikë, 13 më shumë se Montpellieri.
Artikuj të ngjashëm