Paris Saint-Germaini e ka fituar derbin e xhiros së 13-të në Ligue 1 të Francës kundër skuadrës së Monacos. Në përballjen e luajtur të premten mbrëma në kryeqytetin francez, ekipi vendas fitoi me rezultatin 5:2.
Sulmuesi i Portugalisë, Gonçalo Ramos kaloi Parisin në epërsi në minutën e 18-të. Mirëpo, katër minuta më vonë, Monaco barazoi shifrat me anë të japonezit Takumi Minamino.
Kylian Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 39-të për 2:1. Edhe në pjesën e dytë, u shënuan tri gola. Ousmane Dembele realizoi për 3:1 në minutën e 70-të, ndërsa në 4:1 epërsinë e ngriti Vitinha, tre minuta më vonë.
Folarin Balogun në minutën e 75-të, ngushtoi epërsinë në 4:2, përpara se Randal Kolo Muani në minutat shtesë ta vulosë rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore, Parisi forcohet në krye të tabelës me 30 pikë, gjashtë më shumë se Monaco.