Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paraqitje pozitive e Zhegrovës në barazimin e Lillet

Ndonëse luajti tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak në fushë, Lille barazoi pa gola në ndeshjen në udhëtim ndaj Montpellierit.
Ndeshja e së dielës i ka takuar xhiros së 19-të të Ligue 1 të Francës.
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve. Ai ka pasur dy raste shënimi.
Mesfushori i Lillet, Ayyoub Bouaddi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë në minutat shtesë të pjesës së parë. Ndonëse në pjesën e dytë me një lojtar më pak në fushë, Lille ka rrezikuar disa herë.
Lille është i pesti me 32 pikë.