Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paraqitje e mirë e Zhegrovës

Edon Zhegrova ka bërë një tjetër paraqitje të mirë për skuadrën e Lille.

Zhegrova luajti deri në minutën e 74-t për Lille që kaloi në 1/8 e finales të Kupëssë Francës pas fitores 2:0 ndaj Paut të Kategorisë së Dytë të Francës. Lille kaloi në epërsi në minutën e 37-të.

Xavier Kouassi shënoi autogol në tentim për ta larguar një pasim të Zhegrovës.

Zhegrova fillimisht depërtoi, ndërsa tentoi të shërbej bashkëlojtarët, por Kouassi devijoi pasimin e tij në portë. Angel Gomes shënoi golin e dytë për Lille në minutën e 79-të.