Gjashtë futbollistë nga kampionati i Kosovës ishin startues dhe dy të tjerë u inkuadruan si zëvendësues te Përfaqësuesja U-21 e Kosovës, në debutim në eliminatore për evropian. Përfaqësuesja shpresa të shtunën humbi 1:0 nga Irlanda në Dublin. Por, u vlerësua shumë për paraqitjen që pati gjatë 90 minutave lojë, shkruan sot Koha Ditore.
Trajneri i Dritës, Ismet Mubnishi, vlerësoi lart paraqitjen e futbollistëve të Kosovës, në veçanti atyre që luajnë në ekipet e futbollit kosovar. Munishi tha se Superliga e Kosovës ka lojtarë me cilësi mjaft të mëdha dhe me karakter të fortë.
(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.