Trajneri i Clujit, Dan Petrescu nuk është befasuar me paraqitjen e Ermal Krasniqit. Krasniqi shënoi gol dhe kontribuoi me asistim në fitoren e Clujit.
Cluji fitoi derbin e javës së 22-të të futbollit rumun. Mposhti Farul Constantan, 3:0 në udhëtim. Krasniqi shënoi golin e parë në minutën e 49-të, ndërsa asistoi për golin e tretë të realizuar në minutën e 77-të. Petrescu tha se goli i parë ishte vendimtar në fitoren e ekipit të tij.
“Për mua dhe ekipin ishte ndeshje e shkëlqyer. Nuk më ka shkuar kurrë në mendje e as në ëndrrat e mia më të çmendura se mund të fitonim 3:0 Farulin. Kemi qëndruar mirë në fushë, kemi bërë presion, ishte pikërisht ajo që duhej. Më i rëndësishmi ishte goli i parë. Ai gol na dha krahë dhe ishte i jashtëzakonshëm. Goli erdhi nga një lojtar (Ermal Krasniqi v.j.) që nuk më befason, e njoh shumë mirë, e kam dashur më së shumti dhe shpresoj të mos e shesim shpejt. Ai është një futbollist i shkëlqyer, i zgjuar, ka cilësi të jashtëzakonshme fizike. Megjithatë, fitorja e gjithë ekipit meriton urime”, ka thënë Peterescu pas ndeshjes. I lumtur që Krasniqi shënoi gol është edhe qendërmbrojtësi brazilian, Yuri Matias. “Jam shumë i lumtur, e dija se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekipi shumë të mirë me futboll të bukur. Jam i lumtur për ekipin, për Krasniqin që bëri një ndeshje shumë të mirë. Ne e donim vendin e parë dhe tani jemi aty”, ka thënë Matias.
Cluj ndeshjen e ardhshme në Ligën e Konferencës e ka kundër Lazios. Kjo ndeshje do luhet më 16 shkurt më “Stadio Olimpico” të Romës.