Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paralajmërohen masa shtesë ndaj të përfshirëve në incidentin në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës ka ndarë dënimet lidhur me ndeshjen e ndërprerë në mes të Ponte Prizrenit dhe Pejës. Ndeshja ishte ndërprerë për shkak të një përleshje fizike me të përfunduar pjesa e parë.

Por për të përfshirët dënimet e FBK-së mund të mos jenë të vetmet.

Ngjarja në Prizren të enjten është adresuar në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.

Sipas njoftimit të MKRS-së, ky Këshill i trajton rastet e dhunës me seriozitet të lartë.

“Nga njoftimi i rastit të ndodhur në Prizren, Këshilli ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e plotë të rastit, e cila ka njoftuar se tashmë një gjë e tillë ka filluar dhe deri më tani ndaj disa personave prokuroria e Prizrenit ka shqiptar masën e ndalimit prej 48 orëve. Policia e Kosovës dhe autoritet tjera të sigurisë po ashtu kanë njoftuar se janë duke bërë verifikimin e informatave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë përmes intervistimeve dhe mbledhjes së provave”, thuhet në njoftim.

Edhe Nisin hetimet ndaj pjesëmarrësve që u përleshen në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Pejës Sport Nisin hetimet ndaj pjesëmarrësve që u përleshen në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

Këshilli ka pranuar incizime shtesë që janë proceduar në Prokurori.

“Këshilli do të përcjellë rastin në vazhdimësi deri në zbardhjen e tij”, thuhet në njoftim.