Stadiumet “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të jenë arenat ku do të vijnë skuadrat kampione nga San Marino, Andorra dhe Gjibraltari, për t’i zhvilluar ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të FFK-së, ku thuhet se organi qeverisës i futbollit evropian, ka vendosur që t’ia besojë FFK-së organizimin e rrethit paraeliminator për Ligën e Kampionëve. Kjo do të jetë hera e parë që një ngjarje e tillë do të organizohet në vendin tonë, transmeton KTV.
Në këtë garë do të jetë edhe një klub nga Kosova i cili do të ketë përparësi të mëdha, më pak shpenzime, luan në shtëpi të vet dhe do ta ketë përkrahjen e madhe të publikut në gara ndërkombëtare.
Vitin e kaluar, ky rreth i garës së “Championsit” u zhvillua në Gjibraltar, dhe kampionia Drita e mbylli atë me sukses, duke kaluar në rrethin e parë kualifikues, ku më pas u eliminua nga suedezët e Malmos.
Paraeliminatoret do të luhen nga 20 deri më 27 qershor.
-
Liga e Kampionëve nis në Prishtinë me kampionin kosovar favorit
-
Besimi i UEFA-s: vlerësim për Kosovën, favor për kampionin e saj
-
Turneu parakualifikues i “Championsit” zhvillohet në Gjibraltar
-
Ndeshjet evropiane, Ballkani e Drita do t’i luajnë në “Fadil Vokrri”
-
Ballkani e luan në Podujevë ndeshjen e Championsit, termini jo i zakonshëm