Pas lëndimit të Gianluigi Donnarummas, tani kanë dalë edhe rezultatet për futbollistin tjetër të Milan, Lucas Paquetan, i cili po ashtu është lënduar mbrëmë në sfidën ndaj Udineses.
Braziliani ka lënduar rëndë kyçin e këmbës së djathtë dhe me shumë mundësi mund të humbasë sezonin.
Rezonanca e parë magnetike tregon një mungesë nga 30 deri në 40 ditë, por braziliani do t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve të tjera, transmeton kp.
Gjithashtu në dyshim për ndeshjen me Juventusin do të jetë dhe Franck Kessie, i cili ka një lëndim në gjurin e majtë.