Mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paqarada është në dyshim për ndeshjen miqësore që Kosova e luan të martën mbrëma kundër Hungarisë në “Pushkash Arena” në Budapest. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të hënën ka njoftuar se Paqarada mungoi për shakë të një lëndimi.
“Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve është në gjendje shumë të mirë dhe ata janë të gatshëm për lojë, duke përfshirë edhe kapitenin Amir Rrahmani, i cili është riaftësuar nga stafi mjekësor, pasi mungoi në miqësoren kundër Armenisë”, shkruan në njoftimin e FFK-së.
Ndeshja Hungari – Kosovë zhvillohet të martën nga ora 19:00.
Artikuj të ngjashëm