Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Panucci padit ish-presidentin Nishani, kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Christian Panucci, ka paditur ish-presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin.

Sipas “Tch”, padia ka të bëjë me një status në rrjetet sociale të Nishanit pas ndeshjes me Kosovën. Nishani e quajti në atë kohë Panuccin, “sharlatan që shkatërron edhe atë që është ngritur”.

Nishani i hodhi këto akuza pas humbjes në miqësoren ndaj Kosovës, ku Shqipëria u mund me rezultatin e thellë 3-0.

Mësohet se Panucci kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.