Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pak minuta për Muriqin në fitoren e Lazios

Sulmuesi Vedat Muriqi është inkuadruar në minutën e 88-të te Lazio që mposhti Milanin me rezultat të thellë, 3:0.

Ndeshja Lazio – Milan u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së 33-të të kampionatit italian, Serie A. Muriqi zëvendësoi sulmuesin Ciro Immobile, që në minutën e 87-të shënoi golin e tretë. Dy golat e parë i shënoi Joaquin Correa.

Fillimisht golin e parë e shënoi në minutën e 2-të me asistim të Immobiles, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 51-të për rezultatin 2:0.

Lazio me këtë fitore është forcuar në vendin e gjashtë me 61 pikë, ndërsa Milani bie në vendin e pestë me 66 pikë, sa kanë edhe Juventusi dhe Napoli.