Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa shikues paraqitja e lojtarëve do të jetë më e zbehtë

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov ka frikë që paraqitja e disa lojtarëve do të jetë më e zbehtë në mungesë të shikuesve dhe atmosferës normale në stadiume.

Shumë liga nëpër botë do të vazhdojnë në javët e ardhshme pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit. Ndeshjet do të luhen pa shikues.

Bundesliga e Gjermanisë do të rifillojë më 16 maj, pas pezullimit prej më shumë se dy muajve. Në Kore të Jugut kampionati vazhdoj të premten, ndërsa të shtunën fillon në Ishujt Faroe.

“Të luash në stadium të zbrazët nuk do të jetë e njëjtë dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë”, ka thënë Berbatov për Betfair.

Bullgari 39-vjeçar ka luajtur edhe për Tottenhamin dhe Fulhamin. Bëri karrierë edhe te Bayer Leverkuseni në Gjermani dhe Monaco në Francë.

“Do të jetë qetësi dhe do të dëgjohen të gjithë lojtarët duke folur në fushë dhe duke komunikuar me trajnerin”, ka thënë Berbatov.

Edhe Klubet e Bundesligës kanë humbur miliarda euro shkaku i pandemisë Sport Klubet e Bundesligës kanë humbur miliarda euro shkaku i pandemisë

“Atmosfera nuk do të jetë aty dhe do të jetë ndryshe për secilin ekip. Për disa do të jetë në rregull, por disa mund të vuajnë nga kjo. Ndonjëherë mund të ketë ndikim në performancë kur dilni në fushë dhe në stadium nuk ka shikues. E dini që është ndeshje serioze por në një mënyrë trupi dhe mendja juaj u thonë se është si një ndeshje stërvitore. Kjo mund të dërgojë te një ndeshje e keqe dhe paraqitje e keqe. Nuk është gjë e mirë”.

Berbatov e di rëndësinë e përkrahjes së tifozëve. “Ne të gjithë e dimë se tifozët ndonjëherë mund të fitojnë ndeshjen”.