Është mbyllur pa gola pjesa e parë ndërmjet Atletico Madridit dhe skuadrës së Milanit. Kjo ndeshje i takon Grupit B të Ligës së Kampionëve dhe po luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano” të Madridit.
Si Atleticos, ashtu edhe Milanit i duhet fitorja në këtë takim. Atletico po synon ta mbajë pozitën e parë në tabelë, ndërsa Milani është në kërkim të fitores së parë këtë edicion në Champions.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, atë mes Liverpoolit e Portos rezultati është 0:0 pas 45 minutave të parë.
Në fakt, Liverpooli shënoi një gol në minutën e 38-të nëpërmjet Sadio Manes por që u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit me VAR.