Pa gola është mbyllur çerekfinalja e parë ndërmjet Leicester Cityt dhe PSV Eindhovenit.
Ishte ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet këtyre dy ekipeve në Ligën e Konferencës.
Të dy ekipet patën rastet e tyre për shënim në këtë duel, por pa arritur që ta dërgojnë topin në rrjetë.
Ndeshja kthyese luhet në Holandë pas një jave.