Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes PSG – Manchester City.

Vendasit shënuan në minutën e 45-të, por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it.

Ndeshja është vendimtare dhe i takon xhiros së shtatë të Championsit.

Parisi fiton përballjen e gjigantëve, City rrezikon eliminimin e turpshëm

2 j. më parë / 22 jan 2025 22:59
psg

Ndeshje të zjarrtë kanë zhvilluar Paris Saint-Germaini dhe Manchester City të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”.

Pas një rikthimi dramatik, fitores iu gëzua skuadra vendase Parisi. 

Me fitoren 4:2, Parisi është në pozitë të mirë për avancim në fazën e plejofit në Champions. Një xhiro para fundit renditet i 22-ti me 10 pikë. Ndërkohë Manchester  City rrezikon shumë seriozisht eliminimin që në fazën e ligës, që do të ishte turpërim për kampionin anglez. Aktualisht City mban vendin e 25-të me tetë  pikë. Kjo pozitë në fund nuk siguron avancimin. Pozita e fundit që siguron avancimin është e 24-ta.

Golat u shënuan në pjesën e dytë. 

Jack Grealish dhe Erling  Haaland shënuan golat për Cityn në minutën e 50-të dhe të 53-të. Pas epërsisë 2:0 të Cityt, nisi rikthimi i vendasve. 

Ousmane Dembele shënoi për 2:1 në minutën e 56-të, ndërsa Bradley Barcola shënoi golin e barazimit 2:2 menjëherë në minutën e 60-të. Joao Neves shënoi golin e epërsisë 3:2 në minutën e 78-të.

Për 4:2 në të mirë të Parisit shënoi Goncalo Ramos në minutën e 93-të.

Në xhiron e tetë të fazës së ligës, që është e fundit, Manchester City e pret Club Bruggen, ndërsa PSG-ja luan në udhëtim ndaj Stuttgartit.

Kthim i pabesueshëm, Parisi në epërsi

2 j. më parë / 22 jan 2025 22:39
psg

PSG-ja ka kaluar në epërsi 3:2 ndaj Manchester Cityt.

Golin e tretë për parisienët e shënoi Joao Neves në minutën e 78-të.

Çfarë ndeshje, barazon Parisi

2 j. më parë / 22 jan 2025 22:20
PSG

PSG-ja u kthye në lojë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Për 2:2 shënoi Bradley Barcola në minutën e 61-të.

S’ndalen golat në Paris, shënon Dembele

2 j. më parë / 22 jan 2025 22:16
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele ka shënuar gol në minutën e 56-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1 në ndeshjen e PSG-së ndaj Manchester Cityt.

City shënon edhe golin e dytë

2 j. më parë / 22 jan 2025 22:15
Erling Haaland

Manchester City e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj PSG-së.

Për 2:0 realizoi Erling Haaland menjëherë në minutën e 53-të.

City në epërsi në Paris

2 j. më parë / 22 jan 2025 22:13
psg

Manchester City ka kaluar në epërsi 1:0 në ndeshjen ndaj PSG-së.

Jack Grealish e realizoi golin për kampionin anglez në minutën e 50-të.