Pjesa e parë e ndeshjes Dukagjini – Drita që i takon xhiros së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës është mbyllur pa gola, ndërsa po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Drita ka dominuar në pjesëlojën e parë, por nuk arriti të shënonte.
Dukagjini ndërkohë e shënoi një gol në fundin e pjesës së parë, por ajo nuk u pranua për shkak se Altin Merlaku ishte në pozitë jashtë loje.