Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ozili nervozon bashkëlojtarët me “lëndimet” e shpeshta

Mesut Ozil raportohet se ka nervozuar shumë bashkëlojtarët e tij tek Arsenali me sjelljen në sezonin e fundit.

Sipas “The Sun”, lojtarët e ekipit londinez nuk janë të kënaqur me numrin e rasteve që Ozil ka thënë se nuk mund të luajë shkaku i lëndimeve.

Ozil ka munguar në ndeshjet e fundit shkaku i dhimbjeve në shpinë, ndërsa ka munguar disa herë gjatë sezonit me të njëjtin problem.

Gjermani është futbollisti që paguhet më së shtrenjti nga Arsenali. Ai këtë e arriti pasi nënshkroi kontratë të re prej 350 mijë funtesh në javë.

Artikuj të ngjashëm