Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ozili flet për të ardhmen e tij

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka pranuar se do të preferonte të vazhdonte kontratën me klubin londinez.

28-vjeçarit i kanë mbetur edhe 12 muaj në kontratën e tij aktuale dhe për një kohë të gjatë ka pasur bisedime për vazhdimin e saj.

Londinezët i kanë ofruar pagë javore prej 250 mijë funteve – rritje e konsiderueshme prej pagës aktuale prej 140 mijë funteve – por ai është në kërkim të 350 mijë funteve.

“Preferoj të qëndroj”, ka thënë Ozil, raporton Daily Mail. “Është klub i madh dhe gjithmonë e kam thënë se ndjehem mirë tek Arsenali. Kur të kthehemi në Londër do të ulemi dhe bisedojmë për të ardhmen”.

Artikuj të ngjashëm