Mesut Ozil përsëri mund të luajë në La Ligën.
Mediat spanjolle shkruajnë se mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është në ‘radarin’ e Barcelonës, transmeton kp.
Ozil është në vitin e fundit të kontratës së tij me ‘Topçinjtë’, dhe tashmë negociata për rinovimin e kontratës së re janë ndërpre.
Krerët e Barcelonës janë në kërkim të një mesfushori të ri si pasues i Andres Iniesta, dhe mësohet se ish-futbollisti i Real Madridit është në listën e ‘Blaugranave’.
Thuhet se Barcelona shumë shpejtë do të nis negociata me agjentet e reprezentuesit gjerman, edhe pse lojtari kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane.