Erkut Sogut, agjenti i mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se bisedimet për kontratë të re janë duke ecur pozitivisht.
Kontrata e reprezentuesit gjerman me klubin e Emiratesit skadon në fund të sezonit, ndërsa tashmë kanë nisur raportimet se futbollisti ka hyrë në bisedime me disa klube.
“Mesut është i lumtur që ka dëgjuar për interesimin e Beshiktashit, por akoma s’ka pasur oferta për ne. Edhe nëse kjo ndodhë, ai dëshiron të luajë në Premier Ligë për të paktën edhe dy apo tri vjet më shumë. Bisedimet me Arsenalin po vazhdojnë dhe jemi në drejtim pozitiv”, ka thënë Sogut për “Fanatik”.
Ozil, që ka pasur problem me lëndime, sivjet ka pasur vetëm pesë paraqitje për Arsenalin.
Artikuj të ngjashëm