Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oweni kritikon përzgjedhësin e Anglisë

Michael Owen ka dhënë kritika se pse Phil Foden nuk u fut në lojë në barazimin pa gola të Anglisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Foden nuk ishte titullar as në ndeshjen e dytë rresht.

Në duelin e parë u inkuadrua nga banka rezervë në fitoren 6:2 përballë Iranit.

Në takimin kundër SHBA-së, përzgjedhësi Gareth Southgate vendosi të inkuadronte Jordan Hendersonin, Jack Grealishin dhe Marcus Rashfordin, ndërsa ylli i Manchester Cityt u la në bankën rezervë.

“I habitur se si ne i kemi përdorur 14 lojtarë deri tani, por talenti më i madh i joni ende është në bankën rezervë”, ka shkruar Owen në Twitter.

Artikuj të ngjashëm